KreuCelebrity

Pirro Çako: E kisha mbyllur me muzikën, por u riktheva si kompozitor me albumin e Elvanës

Pirro Çako është një ndër këngëtarët e kompozitorët më të dashur për publikun shqiptarë, e prej pesë vitesh tashmë, të gjithëve na mungonte zëri e krijimtaria e tij. Më në fund ai u rikthye si kompozitorë me albumin e Elvana Gjatës, një bashkëpunim i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Por, ndonëse shumë i pëlqyer, Pirro kishte vendosur ta mbyllte me muzikën. I ftuar tek emisioni “Rudina” e Rudina Magjistarit, ai ka treguar se me veten e tij kishte vendosur për t’u  tërhequr.

“Pasi Elvana më tha se ka dëshirë të realizojë një album akustik, e mora me pozitivistet dhe kishte ardhur dhe koha sepse kishte pesë vite që nuk shkruaja dhe nuk prekja piano. E kisha mbyllur me muzikën. U ktheva si komozitor tani, por kisha marrë një vendim për t’u tërhequr. Me veten time nuk doja të kthehesha. Ose ndoshta po prisja diçka të tillë, për të bërë diçka ndryshe. Këtë që konkretizoi kaq bukur Elvana kisha menduar ta bëja për veten time, por nuk besoj se do të kisha marrë feedback-un e Elvanës. Kemi punuar shumë fort për ta realizuar këtë album”, tregon komozitori.

E tani që u rikthye kaq suksesshëm duket se Pirro ka ndërmend që t’i shfrytëzojë akoma më shumë këto momente për t’u rikthyer edhe si këngëtarë. “Me suksesin vjen dëshira dhe po përpiqem t’i jap mundësi vetes të bëj disa gjëra për veten time. Them të bëj pesë a gjashtë këngë për veten time nga ky moment. Kam dëshirë të bëj gjithçka. Më mungon vetja të këndoj”, thotë Pirro.

Me një karrierë shuam të gjatë, Pirro ka kujtuar fillimet e tij dhe debutimin e parë  si kompozitor me zërin e mrekullueshëm të Parashqevi Simakut me këngën “E duam lumturinë”. Ne sigurisht që nuk e dinim, por Pirro tregon se nuk kishte qenë aspak e lehtë ti fliste këngëtares për kompozimin e tij, ndërsa ishte ende student. “Dilja te konviktet ku jetonte Parashqevi Simaku dhe prisja të dilte. Një ditë doli dhe ja thash që isha një kompozitor i ri, por kisha turp t’i thosha djali i kujt isha. Më priti mirë, por më përcolli. Pastaj u kombinuan shumë gjëra dhe as unë nuk e besova që u gjenda në një piano tek Qyteti Studenti dhe aty u bë”, kujton Pirro.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF