Shtatzënia është një periudhë emocionuese për të gjitha femrat, ku pavarësisht disa shqetësimeve të vogla, të gjitha e përshkruajnë atë si një ndër gjërat më të bukura në jetë. Por, gjithsesi, nuk e mohojmë dot se hall ii të veshurit na shoqëron gjatë të gjithë muajve. Trupi pëson ndryshime të vazhdueshme dhe dilema e “Çfarë të vesh” bëhet edhe më e madhe.
Por për fat të mirë ka gjithmonë këshilla që na ndihmojnë edhe në këtë situatë. Dhe ku ka ndihmë më të mirë se sa t’i referohesh personave VIP. Një ndër to është edhe këngëtarja Katherine Jenkins, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Andres Levitas.
Në temperatura nën zero gradë, bukuroshja 37-vjeçare kishte zgjedhur një pallto ngjyrë lejla me rrip rreth belit, pantallona të zeza dhe një palë çizme të shkurtra. Dhe dukej thjesht e mrekullueshme!



















