Një rastësi e bukur, që të gjithëve do donim të na ndodhte: të takosh Zonjën e Parë, Melania Trump në shtëpinë e saj.
I ftuar në Prive.al, këngëtari i njohur Seven Saqari ka treguar një episod shumë të bukur teksa ishte në Amerikë. Ai kishte lënë një takim me disa miq në “Trump Tower”, por kishin ngatërruar katin dhe papritur pas dere nuk ishte miku i tyre, por Zonja e Parë, Melania Trump.
Sigurisht djemtë nuk ia kanë hedhur dhe aq lehtë pasi stafi i saj i sigurisë i morën në pyetje për disa orë me radhë, derisa u bindën dhe i lanë të lirë.
“Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Toëer”. Ai banonte në katin e 54 por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”, u shpreh ai.



















