Një lajm i hidhur vjen nga Bollywood!
Aktorja e njohur Sridevi Kapoor është ndarë nga jeta në moshën 54 vjecare, si pasojë e një ataku në zemër. Aktorja, e njohur thjesht si Sridevi ishte me familjen në dasmën e nipit të saj në Dubai. 54 vjecarja ka mbi pesë dekada në botën e kinematografisë indiane me mbi 300 filma si Z. India, Chandni, ChaalBaaz dhe Sadma.
Ajo u konsiderua si një nga superstarët e pakët në Indi e aftë që arriti një sukses të jashtëzakonshëm pa mbështetjen e një mashkulli ‘hero’.
Prej moshës katërvjeçare, ajo ka luajtur në filma në gjuhët Tamil, Telugu, Malayalam, Kanadë dhe Hindi.



















