Këtë fundjavë, media rozë u pushtua nga lajmi i bujshëm i martesës së paparashikuar të Emily Ratajkowski. Modelja, e cila sapo ishte ndarë nga një lidhje e gjatë, befasoi çdokënd, kur publikoi lajmin në Instagram: “Kam një surprizë. Sot u martova!” Bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard është një producent filmash në Hollywood, ndërsa çifti janë spikatur për herë të parë në nisje të 2018-tës.
https://www.instagram.com/p/Bfje4PBFMMI/?hl=en&taken-by=emrata
Me pak fjalë, çdo gjë mendohet të ketë ndodhur në harkun kohor prej dy muajsh, por kjo nuk ishte e vetmja e veçantë në ‘dasmën’ e Emily-t. Modelja nuk kishte preferuar të bardhën klasike për një ditë të këtij lloji; përkundrazi. Ajo u paraqit me një kostum ngjyrë mustard, si dhe një kapele të zezë dekoruar me rrjetë rreth e përqark. Dhe, duke befasuar sërish, mësohet se Emily i ka besuar ZARA-s. Po, ZARA-s që njohim të gjithë!
https://www.instagram.com/p/Bfl6Qz0F78b/?hl=en&taken-by=emrata
Jo vetëm kaq, pasi kosto e gjithçka mban veshur modelja nëpër foto arrin deri diku tek $200. E si për të mos mjaftuar, Emily duket për mrekulli, për të mos thënë që veçantia e saj ka habitur edhe më shumë. Pantallonat kushtojnë $69.90, ndërsa xhaketa, $129. Pjesa tjetër i mbetet kapeles, ndërsa nuk pritej një zgjedhje e tillë nga Ratajkowski. Jemi mësuar të dëgjojmë shuma marramendëse të shpenzuara për ditën speciale të VIP-ave, dhe duhet theksuar që diçka e kësaj natyre tejkalon çdo pritshmëri. Ju pëlqen zgjedhja e Emily-t?



















