Renis Gjoka është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë, e ndërsa kemi ndjekur gjatë karrierës së tij, nga ana tjetër dimë pak sa i përket jetës së tij personale. Kjo sepse këngëtari rrallë herë flet për detaje nga jeta e tij.
Por i ftuar në emisionin “Një kat më lart” ai rrëfyer detaje shumë interesante, e më interesanti ndër to ishte ai sa i përket vajzës që i ka marrë zemrën. Ndonëse heziton të tregojë shumë detaje, i pyetur nëse historia e tij e dashurisë lindi nga një one-night stand, Renisi sqaron se në fakt nuk ishte vetëm kaq.
“Nuk ishte vetëm one-night stand. Ajo ishte një fanse që vinte nëpër live dhe aty u njohëm.”, tregon Renisi. Këngëtari nuk ka treguar të tjera detaje rreth vajzës fatlume, por na mjafton të dimë se është i lumtur.



















