Jemi të sigurtë që të gjithë ne kemi kaluar orë të tëra duke u përpjekur të krijomë dizajnin perfekt për shtëpinë tonë. Edhe nëse nuk kemi mundur ta vëmë në jetë, gjithsesi kemi bërë një plan që na është dukur i mrekullueshëm. Por na besoni se nuk ka qenë asgjë nëse do të shihni se si e ka dekoruar shëtpinë e saj Hilary Duff.
Ajo ka hapur dyert për Better Homes & Gardens, duke na treguar se jeton në një ambient të magjepsur. Gjithçka e krijuar nga ajo, një ambient i mrekullueshëm femërorë, dekor modern i kompletuar me zbukurime të mrekullueshme e ngjyra mahnitëse. Kur hy në shtëpinë e saj, prezantohesh fillimisht me një derë në ngjyrë rozë trëndafili.
Ndërsa çdo dhomë ka dekorin e saj të çuditshëm me një përzierje të këndshme të pjesëve bashkëkohore. Me pak fjalë, një shtëpi ëndrrash!



















