Ajo është një nga modelet më të njohura në botë, për shkak të sitilit të saj të veçantë por edhe për karrierën e saj të suksesshme panvarësisht moshës së vogël që ka.
E kemi fjalën për 21 vjeçaren Bella Hadid, e cila është fotografuar duke dalë nga hoteli Royal Monceau në Paris këtë të hënë, ku prania e modeles është për shkak të javës së modës.
Bukuroshja është fotografuar e veshur me një veshje sportive, kostum me ngjyra leila dhe një bluzë të shkurtër të kuqe, ku padyshim nuk mund të mungonin as syzet e vogla të zeza të cilat duken se janë një nga aksesorët e saj të preferur, pasi i përdor në çdo dalje në publik.
Veshja e zgjedhur nga 21- vjeçrja bënte që pjesa e saj e barkut të zbulohej, ndërkohë që duhet thënë se ajo është në një formë perfekte.



















