KreuCelebrity

Mos i lani kurrë xhinset, as Victoria Beckham nuk e bën!

Sa nga ne nuk veshin xhinse në përditshmërinë e tyre? Besoj që të gjitha i përdorim e ndjehemi mirë në to, por sa i përket rregullave mbi larjen e tyre na ngatërrohet pak puna. Sa shpesh duhet t’i lajmë? Si duhet t’i lajmë?

Epo e gjetëm dhe zgjidhjen për këtë problem, thjesh mos i lani deri sa nuk ju derdhet ndonjë gjë mbi to! Nuk po e themi ne nga koka jonë jo, e ka thënë mbretëresha e xhinseve, Victoria Beckham. Pasi prezantoi koleksionin e saj gjatë Javës së Modës në Londër, Victoria ka folur për Elle duke treguar se xhinset i lanë vetëm kur ja bëjnë fëmijët pis.

“I laj vetëm kur mi bëjnë fëmijët pis. I laj me ujë të ftohtë, por normalisht nuk i laj fare. Zakonisht i var të ajrosen dhe të ruajnë formën”, tregon zonja Beckham. Pra e mësuat tani, xhinset ta shohin ujin, të ftohtë, vetëm kur diçka të derdhet mbi to!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF