KreuCelebrity

Retrospektivë me Ledionin, moderatori pyet veten e 12 viteve më parë: “Çfarë po mendoja?!”

Ishte një ndër moderatorët më të përfolur në fillimet e tij, edhe pse nuk mund të themi që nuk gëzon të njejtin status edhe sot. Ledioni ka qenë pjesë e pandashme e ekranit, e kjo është ndoshta arsyeja pse ndryshimi i tij gradual nuk është vënë re menjëherë. Megjithatë, nuk mund të themi se Liçon e mbajmë mend gjithmonë njësoj.

Eksperimentimi me paraqitjen e vinte shpesh në qendër të vëmendjes, pasi në fillimin e viteve 2000, nuk ishte shumë e zakontë të shihje një mashkull me flokë të lyer, të gjatë, vetulla të hequra e shumëçka tjetër, që tashmë e rendisim në listën karakteristike të djemve metroseksualë. Risi për kohën, por duket se dhe vetë Ledioni nuk është dakort me disa prej zgjedhjeve të bëra më herët. Kështu, ai ka postuar një foto nga 2006, ku shihet me flokët platin, vetullat me të njejtën ngjyrë dhe një model disi të çuditshëm.

“Çfarë po mendoja?!”, ka shkruajtur Liço, duke lënë të kuptohet se as vetë nuk e di se si i ka shkuar mendja për një ndryshim të këtij lloji në pamjen e jashtme. Së fundmi, Ledioni i është rithyer ngjyrës origjinale të flokëve dhe nuk ka tentuar më të eksperimentojë me paraqitjen. Ndoshta, këto kanë qenë thjesht dëshirat dhe idetë e një djali në fillim të 20-tave, e tashmë moderatori nuk e çon më ndërmend të marrë përsipër të tilla rrisqe…të paktën deri tani!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF