KreuCelebrity

Nga qelia e burgut në yllin e pasarelës, mahnit “krimineli i famshëm”

Para disa kohësh ai u konsiderua si një nga meshkujt më seksi në botë dhe pas publikimit të fotografisë së tij në burg, nga mediat rozë, kometet e lëna poshtë fotografisë së tij ishin nga më të ndryshmet, madje kishte edhe nga ato që ishin propozime martese.

Tashmë jeta ka ndryshuar 180 gradë për ish- të burgosurin kriminel, i cili quhet Jeremy Meeks dhe tashmë është pjesë e botës së modës. Madje ditën e djeshme i shtoi karrierës së tij edhe një tjetër pasarelë.

Këtë herë ai ishte në Milano të Italisë. Sfilata ishte e kompanisë Tommy Hilfiger dhe i dedikohej pranverës 2018. Jeremy kishte veshur një xhaketë në ngjyrë portokalli, një kapele bejzbolli, një bluzë me kapuç dhe vija të trasha si dhe një palë pantallona të shkurtra.

Por në këtë sfiladë ai nuk ishte vetëm, në krah të tij sfiluan edhe modelet Gigi dhe Bella Hadid. Duket se tashmë Jeremy e ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij të errët dhe i është dedikuar plotësisht modelingut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF