Ajo është një nga zërat më të fuqishëm, një nga figurat më të dashur të muzikës prej shumë kohësh. E kemi fjalën për këngëtaren Aurela Gaçe, e cila njihet më së shumti për energjinë dhe pozitivitetin që trasmeton në skenë.
Por tashmë ajo ka zbuluar se ka edhe një passion tjetër aq të madh sa edhe muzika dhe besojeni apo jo, pasioni i saj është për modën. Herë pas here ajo ka thënë se e bën vet grimin e saj, ndërkohë tashmë ka zbuluar se prej vitesh dizanjon edhe veshjet e saj.
Në një koleksion fotosh në Insta Story, ajo ka treguar fustanet e dizenjuara dhe të krijuara nga ajo vetë. Siç mund ta shikoni, Aurela është e dashuruar me tylin dhe është një provë konkrete e idesë që moda rikthehet me kalimin e viteve.
E pra, para se të shikoni për ndonjë veshje të re, kontrolloni një herë se me shumë mundësi do e ketë veshur Aurela vite më parë.