KreuCelebrity

Jo një, por të dyja ish-të dashurat më të rëndësishme të Harry-t do të jenë në dasmën e tij!

Kur vjen puna tek dasma e princit Harry dhe Meghan Markle ka gjithnjë kuriozitet. E ndërsa 19 maji po afrohet së shpejti, sipas Daily Mail dy ish-të dashurat më të rënsësishme të princit do të jenë të ftuara në ceremoni. Chelsy Davis, e cila ishte e lidhur me Harry-n për shtatë vjet, dhe Cressida Bonas, me të cilën Harry doli për dy vjet deri në vitin 2014.

“Harry ka qëndruar mik me Chelsy dhe Cressida, kështu që ato do të jenë në dasmë”, thotë një mik Harry-t, por gjithsesi ai siguron se mes tyre nuk ka pasur ndjenja të forta kur u ndanë. Ai shton më tej se Harry dhe Chesly madje bisedojnë rregullisht me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë se si do të ndjehet Meghan, por gjithsesi mos prisni që edhe ish-burri i saj, producenti i Hollywood, Trever Engelson të jetë i pranishëm ndërkohë që Meghan ecën drejt altarit. Megjithatë është e sigurtë se aktorja e Suits do të ketë mbështetjen e miqëve të saj të njohur si Priyanka Chopra dhe Serena Williams.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF