Modelja Emin Çunmulaj njihet për si një personazh e cila bën shpesh herë bamirësi, por këtë herë është ndeshur me kritikën e një ndjeksi të saj pas publikimit në foto të një të moshuare që jetonte në varfëri të plotë, ndërsa e shoqëron me shkrimin: “Kjo është e vërteta. Kështu jetojnë disa familje në Shqipëri”. E kjo kaa nxitur njërin nga ndjeksit e saj që t’i shkruaj se ajo po krijon një mesazh të gabuar për shqiptarët, pasi, sipas ti, varfëri ka në shumë vende të botës dhe jo vetëm në Shqipëri.
“S’e kuptoj pse e bën kaq tragjike. Aq më tepër duke e cilësuar që kjo është në Shqipëri. Dhe në vendin tënd të origjinës jam e sigurtë që ka njerëz të cilët jetojnë në këto kushte kështu që s’ka ndonjë diferencë vendi. Duke postuar këto foto krijon një imazh të gabuar shqiptar në gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit jetojnë kështu në Shqipëri. Si në çdo vend të botës ka diferenca ekonomike, kështu që ai që ka më shumë mundësi financiare se të tjerët bën dallimin”, i shkruan fansi modeles.
E sigurisht që Emina nuk mund ta injoronte këtë mesazh, ndërsa i ka kthyer edhe përgjigjen e merituar: “Është e vërtetë. Nuk e bëj më tragjike sesa është. Ti që mendon se duhet t’i fshehim dhe mos të flasim si jetojnë disa familje shqiptare turp të qoftë. Ti je më e shqetësuar për imazhin që i jap Shqipërisë sesa për këtë familje të varfër që s’ka as kushtet minimale për mbijetesë”.
Më andej Emina ka sqaruar të gjithë ndjeksit e saj se pse i poston foto të tilla. “Dikush duhet të flasë për këtë, unë nuk po i shpërndaj këto foto që të paraqes anën negative të shtetit, por flas për këto familje sepse ato nuk mund të flasin për veten e tyre, përveç nesh që i ndihmojmë. Varfëri ka në të gjithë botën, edhe në SHBA. Unë si njeri dhe si person i famshëm e kam për detyrë t’i jap vëmendje atyre që janë harruar. Kështu që nëse ndiheni të ofenduar nga këto foto turp për ju sepse këto familje të varfra nuk kanë zë të flasin. Unë jam zëri i tyre dhe do jem përgjithmonë”, shkruan modelja.