Sukseset e saj po i numërojmë prej muajsh. Ndoshta, askush nuk e priste që një këngë ritmike dedikuar një ish-i do të shndërrohej në çelës suksesi për një artiste të re, me origjinë kosovare. Duke tejkaluar kufijtë anglezë, Dua po arrin majat çdo ditë e më shumë, duke sjellë surpriza të panumërta.
Dy trofe të fituara në Brit Awards, për t’i dhënë edhe më shumë shtysë rrugës së famës dhe karrierës së kompletuar të Lipës. Tashmë, këngëtarja ka publikuar datat e turit që do të vijojë deri në verë, pjesë e së cilit do të jetë edhe Prishtina. Dua do të performojë në gusht në vendin e saj të origjinës, ndërsa mësohet se sa kushton një biletë për të ndjekur ‘live’ këngëtaren në Singapor.
Nëse po mendoni për një shifër rreth 100 euro, ju bëjmë të ditur se ky është thjesht çmimi më i lirë. Bileta më e kushtueshme në shitjet në rrjet arrin deri në 1300 euro, dhe kjo nuk është e gjitha. Fansat janë siguruar të pajisen me kupon të tilla, duke mos lënë kështu asnjë biletë për koncertin e Singaporit. Mesa duket, Dua nuk ka ndërmend të ndalet!…