KreuCelebrity

E tëra limonatë! Beyonce shkëlqen me format fizike pas lindjes së binjakëve…

Prezenca e çiftit Carter në Grammy dëshmoi se familja po kalon kohën më të mirë të mundshme. Vëmendjen e vodhi e vogla Blue Ivy, e cila u kërkoi prindërve të mos duartrokisnin fort, pasi po prishnin qetësinë në sallë. Ndërsa, kjo nuk ishte e vetmja gjë që u vërejt atë mbrëmje.

Beyonce dhe Jay Z u dukën më të dashuruar se kurrë, ashtu sikurse u komentua veshjet e tyre marramendëse. Çifti kishte vendosur të ndërronte tre herë paraqitjen brenda një eventi të vetëm, duke bërë që media rozë të pushtohej nga lajmet tipike Carter. Këtë herë, Bey ka postuat disa foto në Instagram, ku shihet se i është rikthyer statusit prej ‘trupi bombastik’.

Kombinuar me të verdhë dhe të zezë, Beyonce ka shfaqur format fizike, që duket se nuk kanë qenë problem pas lindjes së binjakëve. Gjithmonë plot stil, kjo paraqitje ka qenë zgjedhja e këngëtares për të shoqëruar të bijën   gjatë një ndeshje. Me pak fjalë, Bey mbetet Bey!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF