Performanca e Rita Orës në Prishtinë duket se ka qenë vetëm e para për sa i përket emrave të njohur të muzikës të cilët do të prekin Kosovën për të performuar.
Tashmë një tjetër emër i njohur do të vi në Prishtinë, e kemi fjalën për DJ e njohur Acid Pauli, i cili do të performojë në Prishtinë më 3 mars.
Bashkë me Acid Pauli, i cili është një nga emrat më të njohur të muzikës elektronike, do të jenë edhe emrat e tjerë si Goldcap, Laila M dhe Secret 47.
Acid Pauli ka performuar edhe në skenat e mëdha të Nju Jorkut dhe Ibiza’së. Për më shumë, ai njihet edhe si performues në radiot më të mëdha botërore si dhe kompozitor i muzikës së filmave të famshëm.