KreuCelebrity

Dua shkëlqeu në Brit Awards dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me kaq para sa ka harxhuar për veshjen

Dua Lipa na bëri të gjithëve krenar në mbrëmjen e Brit Awords, e kjo jo vetëm sepse fitoi dy çmime të merituara, por edhe sepse dha një performancë të mrekullueshme. Pamja e saj ishte magjepsëse, ndërsa look-u shumë i veçantë.

Dua kishte zgjedhur një body-suit të markës Versace, që e i ekspozonte më së miri format e saj. Por keni ndonjë ide se sa ka kushtuar ai body-suit? Që mos ju lodhim me hamendësime, po jua tregojmë direkt.

Sipas faqes së Instagramit Whattheywearing që merret me lukun e Vip-ave, ky body-suit që Dua ka veshur në Brit Aëards ka kushtuar plot 890 euro dhe ka qenë gjithashtu i shoqëruar me një rrip mezi elegant që kushton 2270 euro. Epra, a kishte ndonjë shans Dua mos të shkëlqente?

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF