Është një ndër personazhet më të përfolur së fundmi, kryesisht prej karakterit të saj komik. Përveçse në televizion, Rudina Dembacaj po shihet gjithmonë e më shumë e angazhuar edhe në teatër. Por, këto nuk janë dy dashuritë e vetme të aktores.
Gjithmonë ka shprehur përkushtimin për familjen, e tashmë vëmendja e saj dhe e bashkëshortit është përqendruar tek Viktoria. Dhe duket se sot është një ditë e veçantë për vogëlushen, gëzim që Rudina ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në Instagram. “14 muajshe sot! Drita e syve të mi”, ka shkruar Dembacaj, ndërsa ka postuar edhe një foto krah të shoqit.
Me borën në sfond, aktorja e ka quajtur bashkëshortin “shok të ngushtë”, duke dhënë kështu një portret të plotë të familjes. Duket se gjithçka po shkon më së miri me Rudinën së fundmi!