Jo vetëm këngëtare, por tashmë edhe një ikonë stili, Jonida Maliqi numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale. E nëse shohim pa fund postime të këngëtares, nuk mungojnë edhe foto të djalit të saj, Dan, ku shpesh Jonida na tregon momente që ata të dy kalojnë së bashku.
E nëse u zgjuat në mëngjes dhe kishit ftohtë, ju ftojmë të ngrohni zemrat me këtë foto të mrekullueshme që ajo ka postuar mëngjesim e sotëm me të voglin e saj. Këngëtarja bukurshe dhe Dan shfaqen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit. Kaq shumë dashuri në një foto, e ku ka më bukur!
Jonida Maliqi u bë për herë të parë nënë në vitin 2011, ku me 25 dhjetor i erdhi dhurata më e bukur që mund të kishte pritur ndonjëherë. Ndërsa tashmë kanë kaluar disa kohë tashmë që nuk shohim ndonjë projekt të ri muzikorë nga ajo, ndërsa mometalisht Jonida duket e përkushtuar pas dyqanit të saj të këpucëve.