Nuk është hera e parë që disa portale, për të siguruar disa klikime më shumë, harrojnë qëllimin kryesor për të cilin janë krijuar, por aludojnë për gjëra që nuk janë aspak të vërteta, ashtu sikurse ka pasur raste kur më tepër se informuar, kanë disinformuar publikun.
Rasti më i fundit është me këngëtaren Ronela Hajati, për të cilin portali ‘Tirana Post’, një deklaratë të saj në një emision gatimi, e ka lexuar si një kunjë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Në epokën e internetit, tani më është bërë praktikë pune për mediat online që lajmet postohen edhe në faqet e tyre zyrtare në Instagram, duke ua bërë më të lehtë artistëve të informohet për ato se cfarë janë shkruar për to dhe duket se një lajm i tillë nuk i ka shpëtuar këngëtares.
“Që Ronela ësht babaxhene kur vjen fjala për të shprehur gjërat ashtu si vijnë, e denim, ndaj fjalia e thënë në ‘Kush vjen për drekë’, mund të mos jetë dhe aq naive sa duket. Ngjan si kunj ndaj Elvanës”, shkruan portali.
Nëse kanë të drejtë për dicka është se Ronela i shpreh gjërat ashtu sic i vijnë dhe në këtë rast nuk ka nguruar që t’u komentojë duke shkruar: Keni mërdhif.