Tre shqiptaret më të famshme në botën e muzikës janë pa dyshim Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Nisur nga fakti që kanë të njëtën origjinë, ne presim që ato të kenë një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk është ekzaktësisht kshtu. Dimë që Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra-tjetrën dhe mendohet që shkaktarja ka qenë motra e kësaj të fundit, nga ana tjetër Rita dhe Bebe e konsiderojnë njëra tjetrën shoqe të ngushta, i kemi parë në foto duke u puthur, por ajo që nuk kishim mësuar ishte se cfarë marrëdhënie kishte Dua dhe Bebe, por edhe këtë e zbuluam.
Bebe ka organizuar një mbrëmje “Women In Harmony” (gratë në harmoni), një festë dhe një bisedë me gra shumë të sukseshme në karrierë. Ajo ka postuar disa foto në Instagram nga kjo mbrëmje dedikuar grave, por në njërin prej tyre kishte ndarë me ne edhe këngët më të mira, pjesë e së cilave ishte edhe ‘New Rules’ e Dua Lipës.
Na mjafton për të kuptuar që Bebe ka një marrëdhënie të mirë me Duan, apo jo?