Viti që lamë pas ka qenë i mbushur me dasma, e për rrjedhojë kemi parë ftesa nga më kreativet, duke nisur që nga Orinda dhe Turi me një shishe ku duhet ta skanoje mesazhin për ta lexuar, Xhensila dhe Besi në një karrocë si Hirushja, temë e dasmës së tyre, Marina dhe Getoari në një pllakë me petale trëndafilash, por si kjo e Afërditës dhe dhe e Jakubit jo.
Shumë e thjeshtë, një fotografi e të dyve duket puthur njëri-tjetrin buzë detit, ku thjesht shkruhet: fiksojeni datën, 06.29.2018 në Florida.
Afërdita na zbuloi propozimin romantik që mori nga Jakubi në Pragë, në dritën e qirinjve, rrethuar me petale trëndafilash dhe fotografë që kanë dokumentuar këtë moment. Nisur nga propozimi, nuk kemi aspak dyshime që dasma e tyre do jetë po aq e bukur, e menduar shumë mirë deri në detaje, dhe që Afërdita do jetë një nuse e mrekullueshme.