Gucci është ndër emrat e preferuar të atyre që dashurojnë luksin dhe modën. E kemi parë shpesh të veshur edhe nga të famshmit shqiptarë, por të huajt janë ata që dominojnë më shumë në këtë aspekt. Një prej fanseve më të mëdha të firmës është edhe Rihanna, e cila nuk lë rast pa tërhequr vëmendjen.
Shpenzimet e saj lidhur me Gucci-n kanë qenë nga më të shumtat, ndërsa këtë herë Riri ka zgjedhur një kombinim që ka goditur në shenjë. Veshur kokë e këmbë me këtë emër, kostumi kaf me printime të logos Gucci në çdo anë të copës ka lënë fansat pa frymë. Çanta e po së njejtës firmë ishte zgjedhja perfekte e Riri-t në këtë rast, ashtu sikurse nuk mund të mos dallohej pardesyja e errët e lëkurës hedhur mbi shpatulla.
Një zgjedhje unike kanë qenë dhe vathët në formë krokodili, ngjyrë të gjelbër, që kombinoheshin më së miri me sandalet e po së njejtës nuancë. Veshja ishte inspiruar nga koleksioni i Gucci-t për vjeshtën e këtij viti, e këtë nuk mund ta prezantonte askush më mirë se sa vetë Riri. Si gjithmonë, Rihanna di si të jetë në qendër të vëmendjes!



















