Është e përqendruar së tepërmi tek paraqitja, e renditet ndër këngëtaret më të kuruara ndër radhët e artistëve. Së bashku me bashkëshortin, Nora dhe Roberti janë ndër çiftet më të komentuar, jo vetëm për romancën e tyre, por edhe për angazhimin artistik. Këtë herë, Istrefi ka postuar një foto krejt ndryshe dhe vështirë të themi se do ta kishim njohur këngëtaren në imazhin e fundit.
Krah të atit dhe së motrës Nita, Nora ka risjellë një kujtim nga fëmijëria. “17 shkurt 1996. Prishtina. Më mungon, babi”, ka shkruar Istrefi, ndërsa shihet disi nostalgjike në këtë postim. Me aq sa kemi parë nga Renee, duket se vogëlushja është një kombinim mes së ëmës dhe të atit, të paktën deri më tani.
Nuk është e zakontë që Nora të postojë foto nga e kaluara, pasi këngëtarja fokusohet më së shumti në setet e reja të realizuara. Shumë ndryshe Istrefi në këtë imazh, apo jo?



















