Motrat Vjollca, Marina dhe Luana, janë ndër prezantueset më të dashura të ekranit. E si motra që janë është e sigurtë që janë ndeshur shpesh me zgjedhjet e njerëzve ndaj tyre, se cilën nga të dyja preferojnë më shumë ata . E një zgjedhje të tillë e ka bërë edhe Edi Manushi.
Ai ka punuar me të dyja moderatoret. Me Luanën bashkëpunoi së fundmi në programin “Shiko kush Luan”, ndërsa me Marinën bashkëprezantojnë “Procesin Sportiv”. Por kë preferon më shumë Manushi? I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në televizionin Klan, Manushi ka bërë zgjedhjen e tij, ndërsa tha emrin e Marinës pa u menduar dy herë.
“Të dyja janë të mira, janë shumë interesante, por unë preferoj më shumë Marinën, Marina është më e bukur. Marina është super! Ke parasyshë shprehjen t’ja këpusësh kokën? Ashtu është Marina. Sa i përket moderimit të dyja janë komode, por me Marinën kam bashkëpunim më të gjatë, prej dhjetë vitesh tashmë. Çfardo projekti t’i japësh ajo e bën. Marina është shumë e mirë”, thotë Manushi. Vallë si do të ndjehet Luana pas kësaj?



















