Kur flasim për Selena Gomez, kemi thënë edhe stil. Ajo duket gjithmonë shumë bukur në çdo dalje të saj, prandaj është e sigurtë që në garderobën e saj nuk mungon as një llojë veshje, e aq më pak ato sportive.
Por nuk na e kishte marrë mendja se Gomez do të dukej kaq bukur edhe e veshur për paletër. Këngëtarja dhe aktorja është fotografuar duke dalë nga palesta, ndërsa shihet e veshur me një palë streçe të ngushta të zeza dhe të bardha, të kombinuara me një bluzë sportive të bardhë dhe atletë të zeza.
Pa make up dhe me flokët e kapur në mënyrë të shkujdesur, Selena nuk ka harruar të vendosë syzet e zeza dhe sigurisht edhe filxhanin e kafesë. Kjo është sipas saj mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe fituar më shumë enegji për pjesën tjetër të saj. Dhe nuk do të ishte aspak keq nëse do të bëhej edhe rutina jonë për ta nisur ditën.



















