KreuCelebrity

Balerina Alba Hoxha nis karrierën e prezantimit! Ja ku shfaqet!

Me shumë mundësi e keni parë mbrëmjen e djeshme ish-balerinën e e misionit “Stop”, Alba Hoxha, duke dhënë parashikimin e motit në televizionin “Klan”. Epo, duke filluar nga dje, bukuroshja do të jetë çdo ditë në ekran, pasi prezantimi i motit është angazhimi më i ri i Albës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha nëpërmjet një postimi në facebook, ku shprehet mjaft entuziaste dhe e lumtur që i është besuar asaj ky projekt i ri.

“Te dashur miq. Ndjej kenaqesine te ndaj me ju, angazhimin tim me te ri televiziv qe TV Klan me besoi. Do te takohemi bashke çdo dite, ne TV Klan ora 16:00, 20:00 si dhe 23:30 per t’u njohur me te rejat e motit ne vend dhe Europe. Ndjehem shume e bekuar per kete projekt te ri. Shihemi”, shkruan Alba.

Alba do të jetë çdo ditë, në orën 16:00, 20:00 dhe 23:30 në TV Klan për të dhënë parashikimin e motit nga vendi dhe Europa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF