Edhe pse lajmet për një divorc të mundshëm mes Beckham dhe Victoria- s nuk kanë munguar, këtë herë nuk bëhet fjalë për diçka të tillë.
Pamundësia e Victoria Beckham për të shoqëruar familjen e saj gjatë ditës së mërkurë, ku Londra u zbardh nga Bora, ka bërë që Beckham të tregonte edhe njëherë se sa baba i mirë është.
David ka zgjedhur që ditën e mërrkurë të shkojë së bashku me fëmijët e tij për ski në Londër, duke i dhënë edhe bashkëshortes së tij, e cila pak ditë më parë theu këmbën, disa momente qetësie.
Ish- ylli i futbollit, ka publikuar disa momente nga dita e kaluar në dëborë së bashku me fëmijët e tij, ku nuk ka munguar as fotografia e Harper, duke bërë një ëngjëll bore.



















