Profili i Lori Hoxhës në Instagram është padyshim shumë i këndshëm për t’u parë.
Jemi të bindur që sa herë klikoni emrin e saj në Instagram do të rrini gjatë tek profili dhe pas disa minutash do e shihni veten që keni shkuar tek postime shumë të largëta të bukuroshes, pasi është shumë e vështirë për të dalë nga aty. Ka foto shumë artistike, kombinime veshjesh perfekte, udhëtime nga destinacionet më ekzotike që na bëjnë ta ndjekim me shumë dëshirë.
Së fundmi, trashëgimtarja e Top Channel është zhvendosur në ‘parajsë’, nuk mund t’i quajmë ndryshe ishujt Maldive ku sigurisht ka ndarë me ne disa foto ku mbizotëron ngjyra e kaltër, dita shumë e bukur me diell, teksa këtu tek ne nuk po pushon shiu.
Por një nga fotot që na tërhoqi më së tepërmi dhe e themi me bindje të plotë që është më e bukura, është kjo e fundit ku shfaqet me rroba banje të kuqe që ia vënë shumë në dukje trupin muskuloz (në masën e duhur) kontrastin e bukur me detin dhe si detaj plotësues peshqiri mbi kokë teksa rri e menduar.
Bashkangjitur fotos shkruan: solita, solita (e vetme, e vetme). Në fakt merita duhet t’i japim edhe fotografit në këtë rast, jo vetëm modeles pasi padyshim është një shkrepje perfekte.