Kim Kardashian është një ndër personat më me influencë në botë.
Çdo gjë që ajo vesh kthehet menjëherë në trend, përqafohet me shpejtësi nga qindra- mijëra vajza në të gjithë globin. Pavarësisht kësaj, Kimi është gjithashtu një ndër personat më të kritikuar në botë. Që nga mënyra se si ajo mori famën, ideja që të gjithë jetën e saj së bashku me familjen e sjell në një reality show, fotot nudo që herë pas here ajo poston e kanë vendosur atë në qendër të kritikave. Nëse ka njeri që duhet dhe urrehet njëkohësisht është padyshim Kim Kardashian.
Duke u nisur nga jeta e saj shumë aktive, e zënë me bisnesin, fotosesionet e shumta, kishim krijuar përshtypjen që nuk lexon atë se çfarë mediat shkruajnë, apo komentet që merr në rrjetet sociale, por paskemi pasur shumë gabim, Kimi na tregoi që jo vetëm i lexon, por edhe kanë ndikim tek ajo, për këtë arsye ka bërë një status në Twitter ku u kërkon ndjekësve të saj që nëse nuk u pëlqejnë ato se çfarë ajo poston, atëherë t’i bëjnë ‘unfollow’ (të mos e ndjekin më në Instagram).
“Sa për ta ditur angazhimi im është shumë i lartë. Unë postoj çfarë të dua, çfarë më bën mua të lumtur, dhe çfarë më frymëzon, prandaj nëse nuk i pëlqeni fotot e fëmijëve të mi, setet fotografike që unë realizoj në hotele, dhe fotot e grimit, atëherë më bëni unfollw, ose ndoshta unë nuk duhet t’ju ndjek unë sepse negativiteti në profilin tim është shterues”, ka shkruar ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’.