KreuCelebrity

Nga ditët me borë, na shpëtoi një detaj/ Ju prezantojmë me shtëpinë luksoze të Fevziut!

Është ndër personazhet më të njohur të ekranit, kryesisht për shkak të aktivitetit të përjavshëm në “Opinion”. Duke thyer kornizat e televizionit dhe seriozitetit që jemi mësuar ta shohim gjithmonë, Blendi Fevziu ka shfaqur jo pak nga karakteri i tij aventuresk kohë pas kohe. Me udhëtimet e shpeshta dhe eksperiencat e ndërmarra gjatë këtyre të fundit, Fevziu e ka deklaruar edhe në intervista se nëse do të mundej, primar do të kishte vetëm vizitimin e vendeve dhe kulturave të reja.

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Postimet e tij në rrjetet sociale lidhen edhe me familjen, veçanërisht vajzën e vogël. Duke qenë se ditët e fundit, bora zbardhi për pak orë kryeqytetin, Blendi ishte një ndër personazhet që filmoi disa pamje nga oborri i shtëpisë së tij. E ndonëse atmosfera nuk na bëri dhe aq përshtypje (pasi të gjithë e shihnim Tiranën e zbardhur), sytë mbetën tek luksi dhe hapësira që mund të vërehej nga ky ambient i jashtëm i banesës së Fevziut.

Rrethuar nga lodrat dhe të tjera orendi apostafat për eksterierin e një shtëpie, në oborr mund të dallohet fare qartë dhe pishina personale e familjes. Blendi është pëefolur shpesh për pagën e lart që merr në televizion, e tashmë dy dekadat e kaluara në opinion duket se ia kanë shtuar edhe më tej vlerën shumës monetare. Ja disa nga pamjet që ofroi vetë Fevziu për ndjekësit dy ditë më parë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF