Pak ditë më parë, një nga lajmet që po qarkullonte në pothuajse çdo portal ishte mosha e moderators së njohuur, Rudina Magjistari.
Ato kishin shkruar se ajo është 44 vjeç, ndonëse kishin vënë në pah bukurinë e saj e cila duket se nuk ndryshon pavarësisht viteve. Rudina është nga ato moderatore që e ka nisur karrierën televizive në moshë shumë të vogël dhe ka shumë vite në ekran për këtë arsye mund ta justifikojmë këtë numër, por nuk është aspak e vërtetë.
Ky lajm duket se ka rënë në vesh të Rudinës, e cila nuk ka nguruar ta mohojë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan: Me gjithë simpatinë që kam, por informacioni është i pasaktë. Mos mi shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos besoni Ëikipedian për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo”, shkruan ajo.
Por sërish moshën nuk na e zbuloi? E çfarë rëndësi kanë vitet, kur ajo vijon të mbetet po njësoj si herën e parë që ka dalë në ekran…

