Pas përfundimit të spektaklit ‘Shiko Kush Luan’, Luana ka gjetur pak kohë për të bërë pushime. Bukuroshja erdhi këtë sezon jo vetëm si moderatore, edhe autore, një sfidë për të të cilën mund të themi që e kaloi plotësosisht me sukses. Bukuroshja prej pak javësh është bërë pjesë e listës së shkurtër me VIP-at që kanë arritur të keni mbi 1 Milion ndjekës në Instagram dhe këtu kanë ndikuar edhe foto seksi, ku ekspozon format perfekte trupore.
Së fundmi ajo na tregoi se përveç se është një moderator, autore e zonja është e parukiere nëpërmjet një fotoje ku deklaronte se modelin e flokëve e kishte bërë vete. Nuk është se kërkonte ndonjë aftësi të veçantë, por Luana na e solli si një arritje të sajën. Mirëpo pak orë më vonë kjo foto u zhduk nga Instagrami.
Arsyeja? Nuk e dimë, por duke qenë se nuk duam t’ia bëjmë qejfin kot, për hir të së vërtetës Luana nuk dukej dhe aq bukur këtu. Më mirë që e fshiu apo jo?


