KreuCelebrity

‘Je një nënë e keqe’, detaji që s’duhet të ishte në foton e Kylie me vajzën e sapolindur

Kylie Jenner është bërë nënë para një muaji dhe kjo e ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Për një kohë shumë të gjatë, ajo u “zhduk” nga rrjetet sociale dhe mungoi në çdo festë pikërisht për të fshehur shtatzëninë. Kylie është i vetmi person në këtë botë, që të gjithë jetën e saj e ka pasur në vëzhgim, nga miliona sy…e ndërsa nuk preferoi që të bënte të njëjtën gjë me vajzën e saj të vogël, Stormi.

Ylli i  ‘Keeping Up With Kardashian’ postoi pak ditë më parë një foto me Stormin në krah, por përveç komenteve shumë të mira, shumë prej vajzave “iu vërsulën” dhe shkak për këtë janë thonjtë e saj të gjatë.

“Me ato thonj ia ndërron pelenat vajzës”

“Je një nënë e keqe, ato thonj mbajnë shumë pisllëk”, ishin komentet e shumta që erdhën në adresë të saj.

Epo këtu kanë të drejtë, aq më tepër që Kylie ka zgjedhur që muajin e parë të kujdeset e vetme për Stormin, duke mos punësuar asnjë dado.