Janë të shumtë ata që e pëlqejnë këngëtaren bukuroshe Nicole Scherzinger, e nuk ka se si të mos e pëlqesh në fakt. E ndërsa e kemi admiruar gjithmonë nga larg, a jua kishte marrë ndonjëherë mendja se do të vinte dita që ajo, jo vetëm të na përshëndeste, por edhe të na dërgonte puthje?
Duket e vështirë, por ja që është e vërtetë tashmë dhe kjo falë blogeres Armina Mevlani. Këtë javë në Paris është mbajtur java e modës dhe mes artistëve të huaj të shumtë të ftuar, ishte edhe Armina Mevlani.
Ndërsa në pasarelë prezantoheshin koleksionet e reja, e gjithë vëmendja ishte tek bukuroshja Nicole, e cila ishte e ulur në rreshtin e parë të sallës, mjaft elegante dhe me stil në të veshur si gjithmonë. Me sa duket Armina ka pasur edhe një takim shumë të bukur me Nicol gjatë eventit. Këtë e zbuluam në një video të shpërndarë na Armina në të cilën Nicol na përshëndet e na dërgon edhe puthje.



