Dëmtimi i këmbës nga stresi dhe takat e larta, e detyruan ikonën e modës, Victoria Beckham që të mbyllej në shtëpia dhe jo vetëm kaq, por edhe të hiqte dorë nga takat. Por sa e lehtë mund të jetë për një ikonë mode që të rri pa takat e saj?
Dhe duket se edhe Victoria nuk ka duruar dot më shuam se sa disa ditë, prandaj i është rikthyer sërish dashurive të saj. Ndonëse dëborë dhe mbi të gjitha me paterica, ajo ka udhëtuar nga Londra drejt New York për javën e modës.
Ajo është fotografur teksa del nga shtëpia dhe me ndihmën e patericave ajo arrin të hipë në makinë. Ajo tregohej e kujdesshme teksa ecte në rrugët e zaptuara nga dëbora dhe si gjithmonë nuk kishte si të zhgënjente as veshja e saj.




