Dikur shoqe shumë të mira, por Albana Osmani dhe Eneda Tarifa i dhanë fund miqësisë së tyre rreth dy vite më parë. Sikurse u fol nëpër media në atë kohë, shkak mendohet të ketë qenë kopertina e një reviste, për të cilën ato nuk ranë dakord se cila do të dilte e para në kopertinë.
Ndonëse ka kaluar kohë, e ftuar në “Thumb”, Albana ka folur rreth këtij incidenti, ku ka treguar se ato flasin, por nuk takohen dhe marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë. Moderatorja nuk heziton të shprehë vlerësimin e saj për ish-shoqen, ndërsa shton edhe se i vjen keq që gjithçka përfundoi në atë mënyrë.
“Flas me Enedën. Më vjen keq që historia me të u përkthye ashtu. Të dyja e vuajtëm mungesën e shoqes. Kam folur, por nuk mund të them se jemi si më parë. Më vjen keq për këtë, pasi unë Enedën e dua shumë, është njeri me virtyte. Të gjithë gabojmë në një moment. Është kaluar gjithçka. Nuk takohemi, por flasim.”



