Ajo është një nga figurat e ekranit më të dashura për të gjithë shqiptarët, ku ka drejtuar emisione të ndryshme dhe “Reality Show”. E kemi fjalën për Albana Osmanin, e cila së fundmi ka treguar se është duke përgatitur të zhvillojë një tjetër emision.
Bukuroshja projektin e saj për emisionin e ka zbuluar në emsionin “Thumb”, ku gjatë një interviste ka zbuluar se projekti i saj do të jetë ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim.
Këtë herë Albana ka zgjedhur që emisioni të zhvillohet në Youtube dhe të jetë i gjithi me titra në anglisht, për të arritur një audiencë botërore.
“Po planifikoj të bëj një shoë, një projekt në Youtube i cili do të jetë i titruar dhe i përkthyer në anglisht me qëllimin që të shikohet kudo. Duhet sensibilizohet dhe mbahet audienca e mirëinformuar dhe update-uar me gjithçka që ndodh rreth kësaj nisme”, tregoi Albana duke u shprehur se nuk do ketë asnjë përfitim monetar, por gjithçka do e bëj vullntetarisht.



















