Pak ditë më parë lajmi se ajo ishte martuar kapi në befashi jo vetëm fansat e saj por edhe mediat rozë, të cilat e kanë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. E kemi fjalën për mdelen e famshme Emily Ratajkowski.
Tashmë bukuroshja ka prezantuar bashkëshortin e saj, ku pavarësisht kohës së shkurtër që kanë bashkë, duket se janë shumë të dashuruar me njëri- tjetërin.
Emily është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj Sebastian Bear- Mçlard, teksa u shfaq në festën e orgaizuar nga WME, para ceremonisë së çmimeve Oscar në Beverly Hills.
Modelja, 26 vjeçare, u shfaq mjaft elegante me një fustan të shkurtër të zi të kombinuar me një palë çizme të kuqe me taka të larta, një make up të lehtë e flok të mbledhura pas.



















