KreuCelebrity

Theu këmbën, Victoria Beckham nuk heq dorë nga takat

Prej disa ditësh ikona  e modës, Victoria Beckham ka qenë e detyruar të qëndronte e mbyllur në shtëpi për shkak të një frakture në këmën e saj. Por duket se durimit të bukuroshes i ka ardhur fundi tashmë.

Pavarësisht motit t ëkeq i cili ka zbardhur gjithë Anglinë, Victoria ka zgjedhur që të udhëtojë nga Londra në drejtim të Neë York. Ikona e modës është fotografuar duke dalë nga shtëpia e saj në Londër, ku  u vu re se përveç patericave nuk mungonin as takat e larta.

Duket se edhe pse mjeku e kishte këshlluar të shmangte sa më shumë përdorimin e takave, bukuroshja nuk mund të heqi dorë lehtë.

 

Ajo është treguar e kujdesshme teksa kalonte në rrugët e mbuluara nga bora, ndërkohë që nuk kaloi pa rënë në sy edhe veshja e saj, e cila si gjithmonë ishte shumë elegante.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF