KreuCelebrity

E bukura Stormi bën selfien e parë të adhurueshme në Snapchat

Ka kaluar një muaj që kur Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë, Stormi Wbster, me Travis Scott, por vetëm më sot kemi parë fytyrën e saj të ëmbël të plotë. Në fakt ajo kishte postuar edhe më parë foto të vogëlushes, por në to nuk u njohëm shumë me Stormin.

Foto e parë ishte dora e Kylie dhe e Stormit, të cilin 21-vjeçarja e postoi pasi kishte lindur, ndërsa e dyta ishte kur vogëlushja bëri një muaj në këtë botë, por edhe aty pamë shumë pak. Ndërsa sot Travis ka postuar një foto të  bërë në Snapchat, me filtër. “nevrikja jonë  e vogël” shkruan babi Travis, ndonëse Stormi në fakt duket fëmija më i qetë e më i ëmbël që kemi parë ndojnëherë.

Kylie solli në jetë Stormin në shkurt të këtij viti, ndërsa nëntë muajt e shtatzënisë ishin një “torture” për fansat e bukuroshes, pasi ajo humbi çdo gjurmë të saj, madje dhe pa konfirmuar lajmin se priste nj fëmijë. Gjithsesi, pas lindjes ajo tregoi arsyet e këtij veprimi dhe të gjithë e kuptuam dhe e falëm në fund.