KreuCelebrity

Ed Sheeran ndërton një kishë për tu martuar

Gjatë festave të fundvitit, këngëtari Ed Sheeran ka njoftuar zyrtarish fejesën e tij me të dashurën Cherry Seaborn dhe tani çifti është duke menduar për martesën e tyre.

Por Ed Sheeran martesa është diçka shumë e rëndësishme dhe këtë gjë e ka treguar tashmë më së miri. Këngëtari është duke ndërtuar një kishë, ku mund të vendosi kurorë me të fejuarën, pa qenë nevoja të largohet nga perimetri i shtëpisë së tij.


Sipas mediave angleze, Ed ka regjistruar projektin për të ndërtuar një kishë në stilin sakson, pak metra nga shtëpia e tij në Suffolk, vetëm disa ditë pas njoftimin të fejesës me Cherryn.


Në dokumentet e projektit, të publikuara nga “The Sun”, kisha mund të mbajë deri në 24 persona dhe është projektuar nga arkitektët që kanë punuar me kështjellën Ëindsor dhe në “Somerset House”, në qytetin e Londrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF