KreuCelebrity

Dasma mbretërore, nuk do të mungojë asgjë, as armët

Përgatitijet për martesën mbretërore për dasmën e Prince Harry dhe Meghan Markle janë duke vijuar, ndërkohë që detaje të reja po dalin në media përditë dhe më shumë.


Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, dasma mbretërore jo vetëm që do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të forcave të sigurisë por në karrocën e çiftit do të ketë roje të armatosura.

Kjo masë mësohet se është marrë pas ardhjes në adresë të çiftit një zarf me pluhur të bardhë, ku frika e një sulmi të mundshëm ka bërë që të merret kjo masë e pazakontë.

“Është hap i pazakontë, por që ata kanë nevojë për dikë që ta kenë në krah nëse ndodh diçka e papritur, do të jetë një organizim i madh publik, andaj Harry dhe Markle do të kenë sigurinë në maksimum”, ka thënë për mediat një zyrtarë i Pallatit mbretërorë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF