KreuCelebrity

Vin Veli rrëfen sikletin më të madh që përballoi gjatë ndarjes nga Bora Zemani!

Ndonëse ishin ndër çiftet më të dashur të shoubizit shqiptar, erdhi një moment ku publiku u përball me lajme të natyrës: “Bora dhe Vini në krizë…?!” U munduan ta mbanin këtë raport sa më larg vëmendjes mediatike, deri sa më në fund e pranuan ndarjen zyrtarisht. E shtuna që shkoi gjeti Borën duke folur edhe më shumë lidhur me këtë temë në ‘Pop Culture’, ndërsa dita që lamë pas solli një tjetër deklaratë nga vetë Vin Veli.

Më i rezervuar lidhur me intervistat, Vini ishte i ftuar në ‘Një kat më lart’, ku dhe rrëfeu pak mbi marrëdhënien tashmë të përfunduar mes tij dhe Zemanit. Ashtu sikurse e ka përmendur edhe vetë kjo e fundit, DJ pranoi se e vetmja gjë që e ka shqetësuar ka qenë deformimi i lajmeve për disa klikime më shumë. “Unë nuk e kam tradhëtuar Borën, siç është shkruar. Kam tradhëtuar më parë, por jo Borën”, ka thënë ai, duke sqaruar se tashmë është më i fokusuar tek karriera. “Nuk është se kam pasur pengesa para se të ndahesha, kështu që nuk kam shumë ndryshime”, ka shtuar ai.

Por, Vini nuk ka lënë pa përmendur se sikleti më i madh gjatë ndarjes ka qenë djali i çiftit. “Nuk do të ishte kaq e vështirë nëse nuk do të kishte qenë ai në mes”, ka thënë Veli, ndërsa ka bërë thirrjë se raportet pa dashuri nuk mund t’i mbajë bashkë as lindja e një fëmije.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF