Nuk është vetëm eventi më i rëndësishëm kinematografik, por edhe epiqendra e vëmendjes mediatike. Yjet e shoubizit mblidhen për një ceremoni të menduar deri në detaje, e të njejtën gjë mund të themi edhe për paraqitjen e pjesëmarrësve, të cilët parakalojnë në tapetin e kuq, para se të ulen në sallën e Dolby Theater, për të shijuar si duhet ndarjen e çmimeve Oscar. Dhe, ndonëse gjithmonë përgatiten listat e të veshurave me mirë dhe më keq, ata të cilët komentohen shumë janë edhe çiftet.
Është eventi special për të shfaqur romancën dhe marrëdhënien mes aktorëve dhe partnerëve të tyre. Edhe pse nuk kemi dëgjuar pak për ndarje fill pas përfundimit të ‘zhurmës’ së Oscar-eve, parakalimi i çifteve në tapetin e kuq rrëmben zemrat e fansave të kinemasë, dhe jo vetëm. Këtë herë, të gjithë kthyen sytë nga Gal Gadot dhe bashkëshorti, Sam Rockwell dhe partnerja e tij, Viola Devis dhe i shoqi e shumë të tjerë. Mund të jemi mësuar me bujën tipike ‘Jolie-Pitt’ apo ‘Kidman-Urban’, por mbrëmja e djeshme i ishte dedikuar partnerëve për të cilët nuk dëgjojmë shpesh në përditshmëri.
Ne ju sjellim disa nga imazhet më interesante të çifteve, të cilët i dhanë një tjetër kuptim tapetit të kuq.
Kelly Ria dhe Mark Consuelos
Gina Rodriguez dhe Joe LoCicero
Janet Mock dhe Aaron Tredwell
Kumail Nanjiani dhe Emily V. Gordon
Leslie Mann dhe Judd Apatow
Sam Rockwell dhe Leslie Bibb
Gal Gadot dhe Yaron Versano
Viola Davis dhe Julius Tennon
Chelsea Peretti dhe Jordan Peel
Camila Alves dhe Matthew McConaughey
Laura Louie dhe Woody Harrelson
Elisabeth Chambers dhe Arnie Hammer
Dee Rees dhe Sarah Broom
Meryl Streep dhe Don Gummer
Ansel Elgort dhe Violetta Komyshan