Lajmi për shtatzëninë e dytë të Teigen theu rrjetin, e jo më kot. Sensi i humorit të çiftit ka bërë për vete shumë e shumë fansa, e të njejtën gjë mund të themi edhe për sinqeritetin e treguar lidhur me marrëdhënien me njëri-tjetrin dhe vajzën e tyre, Luna. Tashmë, familjes do t’i shtohet edhe një vogëlush, emrin e së cilit Chrissy nuk e ka zgjedhur ende.
Megjithatë, modelja kujdeset të ndajë me ndjekësit momentet më interesante të jetës së saj. Kështu, ajo ka postuar në rrjetet sociale një eko të detajuar të djalit të ardhshëm të familjes Legend. “Përshëndetje. Jam pak a shumë një djalosh i vogël”, ka shkruar Teigen, ndërsa komentet nuk kanë ndalur.
Edhe pse një imazh disi i paqartë, duket se kjo është foto zyrtare e vogëlushit, të paktën në sytë e publikut. Në pritje të një tjetër imazhi…



















