Opera “Madama Butterfly” e Puccinit është një vitrinë për një soprano të madhe, e cila mund të sjellë emocione të forta dhe të robërojnë një audiencë me vuajtjen e karakterit kryesor.
Për këtë ringjallje të dytë të sezonit, ‘The Met Opera’ në New York, solli në një nga rolet kryesore të veprës, sporanon shqiptare Ermonela Jaho. Me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilliant, ajo i dhuroi një mbrëmje magjike publikut.
Për këtë performancë të mrekullueshme, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në USA, Besiana Kadare ka organizuar një festë në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë emra të njohur shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha.
Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, i cili prej pak kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me famijen.
“Ne festen e organizuar nga ambasadorja shqiptare ne missionin prane UNITED NATIONS zj.Besiana Kadare dhe z.Fadil Berisha per nder te sopranos shqiptare me fame boterore Ermonela Jaho.Kenaqesi e madhe dhe privilegj qe u ndodhem ne nje ambient te tille”, shkruan ai.