Dje, ajo do të festonte ditëlindjen: do të mbushte plot 60 vjeç.
Ndryshe nga herët e tjera, mami i Kastro Zizos këtë 60-vjetor e ka festuar me engjëjt lart dhe jo me familjen e saj. Këngëtari ka postuar në rrjetet sociale një urim shumë prekës, ku përveç kësaj i uron edhe faljes për fjalët që nuk ia tha kur ishte ende pranë tij.
“Nuk mundesha te shkruaja 2 fjale per ty nene…kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe qe kam nga mungesa jote me ben te ndihem i huaj dhe i vogel ndaj kesaj qe e quajm jete. Dje do ishe 60 vjeç…dhe ti kurre si “kape”! Ndoshta nga miresia dhe pastertia e madhe qe kishe ne shpirt, ndoshta nga perkujdesia qe kishe ndaj meje, motres, babit dhe gjithe nipit e mbesave tua ti ike shpejt se shpejt te kerkonin aty ku je. Me lot ne sy te kujtoj cdo dite dhe ky djali i “fort” lengon si te ishte femije mungesen tende. Mbase sdo behem ai qe doje…por ne cdo sekonde do te mbaj ne shpirt. Me mungon shume mam. Dhe dy fjale ti thashe….Tani, kur sje me! Me fal”, ka shkruar ai.
Nëna e Kastros u nda nga jeta dy vjet më parë, për shkak të një sëmundje të rëndë.