E bukur dhe mjaft elegante është shfaqur mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ikona e kinematografisë amerikane, Sharon Stone. Me një kostum ngjyrë pastel dhe me një palë këpucë të zeza me takë shumë të lartë, aktorja ka shkëlqyer me veshjen e saj, por ishte pikërisht po ajo që i shkaktoi një incident jo dhe shumë të pëlqyer.
Në fakt fajin nuk e kishte veshja në tërësi, por këpucët e larta, të cilat kanë bërë që Stone të rrëzohet papritur gjatë së shtunës në Beverly Hills. Aktorja e famshme 59-vjeçare, e njohur mbi të gjitha për rolin e saj në “Basic Instict”, u pengua papritur teksa ngjitej në një trotuar, teksa kishte dalë për drekë në “Grill On The Alley” së bashku me disa miq të saj.
Gjithsesi ajo e ka marrë gjithçka me sportivitet, ndërsa nuk ka nguruar t’i dhurojë edhe një buzëqeshje atyre që panë skenë.